Vuçiç bën lëvizjen e radhës pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë lëvizjen politike duket i diktuar nga marrëveshja që ka firmosur në Shtëpinë e Bardhë me Abdullah Hotin dhe Prezencën e Presidentit Amerikan Donald Trump.
Siç bën të vitur vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Vuçiç, ka vendosur të lëvizë ambasadën e vendit të tij në Jeruzalem, të cilin SHBA e njeh si kryeqytet i Izraelit.
Ky veprim i Vuçiç bëhet në kundërshtim me qëndrimin e BE-së, e cila nuk ka lëvizur selitë diplomatike nga Tel- Avivi.
Ndërkaq, trump ka bërë të ditur në tvvitter se “ka një hap të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Izraeli, ka njohur Kosovën me shumicë muslimane. Një tjetër ditë ku u arrit diçka që shumë e cilësonin të pamundur. Vuçiç dhe Hoti, krerët e Serbisë e Kosovës arritën një marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik. Këta lider janë treguar të angazhuar për paqe dhe me vjen mirë që i kam asistuar”, shkruan Presidenti amerikan Donald Trump në faqen e tij.