Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington, reagon Ivanka Trump

Ivanka Trump, e bija e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Me një shënim në Twitter, Ivanka Trump e konsideron marrëveshjen “përparim historik”.
“Urime Donald Trump, Richard Grenell, Robertc Obrien dhe Jared Kushner për përparimin e sotëm historik – normalizimi i lidhjeve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës dhe ndihma për zgjidhjen e një konflikti dekada të gjatë në Evropën Lindore”, shkruan Ivanka Trump.
Ditën e djeshme, ndërsa palët diskutonin, e pranishme për pak minuta ishte edhe Ivanka Trump, ndërsa marrëveshja sot u firmos në praninë e Presidentit Trump.