Tha se do jepte dorëheqjen nëse nënshkruhej marrëveshja, ja çfarë e “shpëtoi” Ramush Haradinajn pas hedhjes së firmave

Lideri i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Shtëpinë e Bardhë.

Haradinaj shkruan në Facebook se miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.

Ai eshte shprehur se jane reflektuar ne marreveshje shqetesimet e tij per Ujmanin! KY ka qene dhe “shpetimi” i tij, duke “evituar” doreheqjen!

Postimi i plotë:

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!

Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë.

I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.

Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!

Faleminderit President Trump!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT