Premtimi i SHBA që bindi delegacionin kosovar të firmoste paktin me Serbinë, ministri zbulon detajet

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi për një televizion kosovar ka zbuluar se SHBA gjatë takimit për marrëveshjen me Serbinë është zotuar që do të heqë vizat.
Selimi thotë se vetë Grenell dhe O’ Brien premtuan se Kosova do të hyjë në programin VWP që heq vizat për Amerikën.
Ai thotë se heqja e vizave është hap i madh drejt marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.
“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Waiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete. E konfirmojë se do të hymë në programin VWP, ashtu u zotua edhe ambasadori Grenell edhe këshilltari O’Brain, që të dy do të kujdesen që të hymë në këtë program të vizave. Programi VWP pastaj është një proces të cilin ne duhet ta kalojmë, por kjo është një hap i madh drejt marrëdhënieve tona me SHBA-të”, shtoi ministri kosovar.”- tha Selimi.
Ndërkaq, për mospajtimet që patën me kryeministrin rreth çështjes së Ujmanit, Selimi tha se Ramush Haradinaj në bisedë me Avdullah Hotin bënë që ajo të mos jetë në dëm të Kosovës.
“Hoti dhe Haradinaj luajtën një rol të jashtëzakonshëm për çështjen e Ujmanit. Këtu u kërkua dhe u bë që Ujmani të bëhet fizibilitet nga SHBA, e cila shihet nga ata si palë objektive për mënyrat e shfrytëzimit për energji. 80 për qind e tij është në Kosovë, por ky objektivitet na jep garanci në shfrytëzimin optimal për energji”.
Selimi tha se koalicioni është stabil megjithë paralajmërimet Haradinaj i bëri pak më parë.
“Ne këto çështje i diskutojmë përbrenda koalicionit. Pakënaqësitë i diskutojmë brenda koalicionit, për këtë shkak u bënë edhe ato të arritura”.