Shqipëria në delir, mposht Bjellorusinë dhe e nis me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve

Një fitore e pastër 2-0 dhe kuqezinjtë janë në delir. Ndeshja përballë Bjellorusëve në Minsk për Ligën e Kombeve ishte me fat per kuqezinjtë, pasi i mposhtën me rezultatin 2-0.

Dy gola në të dyja pjesët dhe kaq ka mjaftuar që ekipi që drejtohet nga italiani Reja të jetë më e motivuar në sfidën e radhës ndaj Lituanisë, në Air Albania më 7 shtator.

Goli i mbarë u shënua në minutën e 23-të nga bomberi Sokol Cikalleshi. Shqipëria u shfaq mirë edhe fizikisht dhe në aspektin taktik. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Në të dytën, bjellorusët shfaqen më të rrezikshëm, por nuk arrijnë të finalizojnë. Rënia fizike u vu re të kuqezinjtë dhe kjo ndikoi.

Më pas ndryshimet e trajnerit Reja me largimin e Cikalleshit dhe të Trashit, duke futur Odise Roshin dhe Bekim Balën e bën Shqipërinë më të rrezikshme. Goli i dytë erdhi në minutën 78-të, nga këmbët e Keidi Bares.

Bjellorusia shihej si kundërshtari më i fortë në grup, ndërsa pas tre ditësh, kuqezinjtë do të përballen me Lituaninë. Një fitore në Tiranë rrit shpresat për të dalë të parët në grup.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT