Gafa e Trump pas marrëveshjes në Uashington, e konsideron Kosovën…

Kosova dhe Serbia arritën sot një marrëveshje historike në SHBA, ku i pranishëm ishte dhe Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa ngjarja ka bërë bujë edhe në mediat e huaja.
Si pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja e Kosovës si shtet nga Izraeli, e ndërsa njoftonte këtë zhvillim, Presidenti Amerikan ka bërë edhe një gabim.
Me postimin e tij, presidenti e konsideron Kosovën pjesë e rajonit të Lindjes së Mesme.
“Një tjetër ditë madhështore për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Me shumë vende myslimane dhe vende arabe do pasojnë”, shkruan Trump.