Reja: Krenar që jam pjesë e Shqipërisë, djemtë po japim shpirtin

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, e ka vlerësuar si shumë pozitive fitoren e sotme përballë Bjellorusisë. Në RTSH pas sfidës ai shpjegoi se si kishte rrjedhur kjo sfidë dhe se si çdo gjë kishte shkuar sipas parashikimit.

“E kemi thënë që kishim synim të fitonim grupin, kemi luajtur mire në pjesën e parë, në pjesën e dytë shkoi pak siç e kishim parashikuar nga aspekti fizik. Kemi mbajtur pak topin para në pjesën e dytë dhe pastaj ato dolën duke na bërë presing lart ndoshta me me katër sulmeus. Përveç një krosimi të tyre nuk kemi rrezikuar. Tre pikë dhe jemi në rregull, jam i kënaqur me pjesën mbrojtëse. Tani shpresojmë që të vazhdojmë në këtë mënyrë por duke luajtur si në pjesën e parë.

Me një grup të plotë duhet të shoh si janë lojtarët që luajtën. Kam 20 lojtarë, do të mundohem të ndërroj shumë se në pjesën e dytë shumë u lodhën, nuk mendoj se riaftësohen të gjithë. Të shohim këto dy ditë e pastaj të flasim.

Janë lojtarë që nuk kanë luajtur, Trashi ka bërë vetëm stërvitje, Gjimshiti nuk mendoja se mbyllte ndeshjen se është stëvitur vetëm me ne. Jam i kënaqur me lojën në pjesën e parë sidomos.

Me pëlqeu mbrojtja, më pëlqyen lëvizjet në pjesën e parë, Bare ka dhënë shumë, Abrashi ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, ka vendosur në fushë energji. Edhe Gjasula bëri mire. Kemi ndonjë lojtar që duhet të luajë, ndonjë ndoshta debuton ndaj Lituanisë, pas dy ditësh do të vendos.

Ndeshjet janë të gjitha të vështira, e kem parë edhe Kazakistanin që mundi në shtëpi Lituaninë. Nuk e nioh Kazakistanin, do ta shoh, por më kanë thënë që ka bërë mirë. Mendoj të rikueprojmë sidomos në aspektin mbrojtës se kemi shumë lojtarë të dëmtuar. Mbrapa kemi alternativa, në sulm kemi sulmues, në mesfushë kemi këta e shpresojmë të gjejmë disa të tjerë nga pikëpamja teknike. Përtej rezultateve skuadra beson dhe kjo më kënaq, jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre se djemtë po japin shpirtin”, tha Reja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT