5 shtatori i shenjtërimit të Nënë Terezës/ Sot 4 vite më parë botës iu shtua një shenjtore

Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.
Një grua 30-vjeçare në Kolkata tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.
Ditën e djeshme, për herë të parë në Qendrën për Hapje dhe Dialog u prezantua në kuadër të 4-vjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016 në Vatikan), letra e saj në origjinal e shkruar me disa fragmente në gjuhën amtare, dërguar Presidentit të kohës, Ramiz Alia.
Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë. Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj