Futbollisti rus shkakton tensione në Serbi, paraqitet me shqiponjën dykrenare

Një futbollist i kombëtares Ruse ka krijuar telashe në raportet mes serbëve dhe rusëve.

Fedor Smolov ka zgjuar reagime të mëdha në mediat serbe duke u shfaqur në fotografi duke krijuar shqiponjën në paralajmërimin e ndeshjes me Serbinë.

Mediat serbe e kanë quajtur këtë veprim si provokim të madh nga Smolov në drejtim të serbëve para ndeshjes së mbrëmshme.

Nga Rusia janë sqaruar se postimi nuk ka të bëjë me prapavijë politike, mirëpo prapë janë zgjuar reagime nga mediat serbe dhe se kjo kishte lidhje me vetë shqiponjën e identifikuar me Rusinë e jo me shqiptarët.

Kujtojmë që ndeshja përfundoi 3 me 1 në të mirë të Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT