Kosova pranon të identifikohet si zonë gjeografike, i thotë botës: Prit se ende s’jam shtet

Nga Nezir Kraki

Boll fola e pak u kuptova…

Pike per pike siç e kam paralajmeru ndodhi:
– Kosova heq dore nga shtetesia e saj dhe pranon te identifikohet si zone gjeografike
– Serbia e forcon rikthimin e saj ne zemer te pasurive dhe fatit te Kosoves
– Kosova pranon te mos kerkoje me njohje as pranim ne organizata boterore apo rajonale, dmth Kosova i thote botes « prit se ende s’jam shtet »

Dhe si trofe per komiten tone turistike:

– Serbia pranon njohjen e diplomave dhe angazhohet per gjetjen e te zhdukurve, atyre qe jane zhduke kur Vuçic ishte minister i Millosheviçit.

Ah po! Serbia poshtu angazhohet te mos kerkoje çnjohjen e Kosovës. Dmth procesi i çnjohjeve ka marre aq permasa sa qe Kosova pranon te mos kerkoje njohje nga rreziku se mund t’i humb edhe ato qe ka deri tash.

Sot miq Kosova e zyrtarizoi statusin e saj te ri te krahines autonome brenda Serbise.

Dhe krejt kjo na ben vaki neve pa pase asnje nevoje per marreveshje te tilla.

(Teksti është publikuar pa ndërhyrje)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT