Ndryshimi mes Titos dhe Vuçiç përballë presidentëve amerikanë!

Janë dy momente të kapura nga aparati fotografik; dy gjendje psikologjike krejt të kundërta të dy liderve ballkanikë, njëra në kohën e fotos bardhezi e njëra sot.
Siç është edhe shprehja; një foto më shumë se 1000 fjalë, edhe në këto tregohet gjithçka nga një realitet politik por edhe më tepër se kaq.
Në foton e parë është ish-lideri i Jugosllavisë së Dytë, Josif Bros(Tito) në zyrën ovale me Presidentin Richard Nikson, një nga njerëzit më të fuqishëm të kohës dhe protagonist të zhvillimeve botërore.
Siç shihet qartë, Tito, ka ndezur i çlirët një puro kubane, ndërkohë që pas “krizës së raketave”, në Shtëpinë e Bardhë ishte e ndaluar tymosja.
Në foton e dytë, është Aleksandër Vuçiç, pasardhësi juridik i Titos në Pallatin “Serbia” ish Pallati “Jugosllavia”, dje në Zyrën Ovale përballë Presidentit të sotëm të SHBA, Donald Trump.
Një foto që kur e shikon, duket se ndodhet përballë një gjyqi apo një dënimi që “shefi i madh” i ka dhënë.
Një panoramë krejt e ndryshime me atë të Titos, i cili edhe pse ishte një politikan i fuqishëm dhe i shkatthët, nuk se ishte në gjendje të bënte “shiun e furtunën”, ndërkohë që Nikson ishte një president mjaft i fuqishëm se Trump sot, por personaliteti dhe aftësia e një politikani duket edhe në çaste si ky, ku një gjest flet shumë; për karakterin, apo edhe personalitetin e tij.
Tito, kishte një politike sparkate; gjysëm këmbe në Lindje, gjysëm në Perëndim, si produkt i Jaltës, ishte një xhongler.
Vuçiç, duket se është më shumë një kopje e keqe e parardhësit të tij, ose të paktën në disa aspekte synon të bindë opinionin publik se është i tillë.
Por të dy ndryshojnë në shumë gjëra: ndërsa Tito e nisi duke u bërë kryekomandant i rezistencës dhe çliroi Jugosllavinë e atëhershme nga gjermanët, e krijoi një shtet miltietnik me ekuilibra të brishtë, edhe pse si diktator ishte i egër në shumë raste, Vuçiç e nisi karrierën duke shërbyer me birra për shefat e tij kryerafikalin Vojislav Sheshel dhe zëvendësin e tij Tomislav Nikoliç.
Në Serbi, Vuçiç megjithatë ka krijuar imazhin e një njeriu të fortë që nuk e mund askush. Madje ngre zërin herë pas here edhe ndaj gazetarëve, por përpara më të fuqishmit të botës, rri i squllur si pulë…..
Gazeta Shqip