“SHBA do heqë vizat për Kosovën…”, Richard Grenell sqaron deklaratën e ministrit që bëri bujë

SHBA- Ish- i dërguari i SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, ka hedhur poshtë deklaratën e Ministritë të drejtësisë të Kosovës Selim Selimi, i cili ditën e djeshme deklaroi se Kosova do të hyjë shumë shpejt në programin “Visa Waiver Program” për heqjen e vizave me Amerikën.
“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Waiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete”, ka thënë Selimi.
Ndërkohë Grenell në një postim që ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.