Çfarë ndodh në spitalin e dy vetëvrasjeve? Pacientët të izoluar, si bëhet komunikimi me të afërmit

Çfarë po ndodh brenda ish-sanatoriumit? Pa u mbushur një muaj janë shënuar dy vetëvrasje si dhe një tentative për t’i dhënë fund jetës.
Kjo dritare jashtë perimetrit të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” është e vetmja mënyrë komunikimi mes të afërmve dhe pacientëve veçse nëpërmjet stafit mjekësor.
Mustafa Kala, çdo mëngjes prej 14 ditësh kujdeset për së largu për djalin e tij 38-vjeçar që trajtohet nga mjekët në mjediset e spitalit duke qenë në izolim nga familja.
“Nuk flasim në telefon. Ja këto janë kushtet, ç’marrim ndonjë lajm prej infermierëve dhe i sjellim ndonjë gjë”.
Edhe pse afër spitalit, banorët e zonës përreth nuk tregojnë vëmendje të shtuar ndaj masave antiCovid, ndërsa shkujdesje vihet re edhe nga vetë personeli mjekësor.
“A nuk ktheheni burim i përhapjes së infeksionit duke dalë nga spitali për në dyqan?”– pyet gazetarja Kristi Gongo një infermiere.
“Mmm kam ndërruar këto…”
“Pse kaq veshje ka në përdorim tuaj?”
“Ka, ka. Po mi kërkoi pacienti 4 limona. Të mos dal?”