24 veprat penale që Europol heton brenda dhe jashtë Shqipërisë (DOKUMENTI)

Në dhjetorin e vitit 2013, Qeveria Shqiptare nënshkroi përmes ministrit të Brendshëm të asaj kohe marrëveshjen më të rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e Shqipërisë me Europol, e cila u arrit pas shumë vitesh këmbëngulje.

Në marrëveshjen e asaj kohe të siguruar nga Gazeta “Shqip” bie në sy edhe një fakt mjaft domethënës. Europol, ashtu sikurse ka firmosur ish-ministri Saimir Tahiri heton vetëm 24 vepra penale.

Kompetencat e Europolit mbulojnë kryesisht krimin e organizuar, terrorizmin dhe format e tjera të krimeve të rënda. Trafikimi i paligjshëm i drogave, aktivitetet e paligjshme të pastrimit të parave, krimi i lidhur me substancat nukleare dhe radioaktive, kontrabandimi i paligjshëm i emigrantëve, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi i mjeteve motorike, vrasjet, plagosjet e rënda në trup janë disa prej tyre.

Por nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe tregtia e paligjshme e organeve dhe indeve njerëzore, rrëmbimi, pengmarrja dhe mbajtja e paligjshme e personave, racizmi dhe ksenofobia, vjedhja e organizuar kryesisht e bankave, trafikimi i paligjshëm në vlerat kulturore, duke përfshire veprat antike dhe veprat e artit, mashtrimi dhe zhvatja, shantazhi dhe shfrytëzimi, falsifikimi dhe pirateria e produkteve.

Për autoritetet policore europiane, Shqipëria duhet ndihmuar edhe në hetimin e veprave penale të falsifikimit të dokumenteve administrative dhe trafikimi me anë të tyre, falsifikimi i parave dhe i mënyrave të pagesave, krimi kompjuterik, korrupsioni, trafikimi i paligjshëm i armëve, municioneve dhe eksplozivëve, trafikimi i paligjshëm i specieve në zhdukje, trafikimi i paligjshëm i bimëve në zhdukje dhe i shumëllojshmërive, krimi mjedisor, trafikimi i paligjshëm i substancave hormonale dhe promovuesve të tjerë të rritjes.

Në fakt, për këtë marrëveshje me Europol pati negociata që në vitin 2007, por u konkretizua vetëm kur terrorizmi po kërcënonte seriozisht Evropën.  Madje, që në faqen e parë të marrëveshjes shkruhet për problemet urgjente që lindin nga krimi i organizuar ndërkombëtar, veçanërisht terrorizmi për të arritur një përfundim të tillë me Shqipërinë në atë vit, por edhe me disa vende të tjera që ishin ose jo pjesë e Bashkimit Evropian. dhe formate tjera te krimeve te renda;

Duke rimarrë në konsideratë faktin se Bordi Menaxhues i Europolit, në zbatim të përfshirjes së Republikës së Shqipërisë në Vendimin e Këshillit që përcakton listën e Shteteve të Treta dhe organizatave me të cilat Europol lidh marrëveshje, i ka dhënë Zyrës së Policisë Evropiane  autorizimin për të hyrë në bisedime për një marrëveshje bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë që në datën 24 nëntor 2012.

Plot një vit më vonë, Këshilli i Bashkimit Europian në mbledhjen e tij të datës 5-6 dhjetor 2013, i ka dhënë Europolit autorizimin për të rënë dakord me marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Europolit;

Në përputhje me detyrimet e Europolit sipas Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian; Duke qenë të vetëdijshëm për detyrimet e Republikes se Shqipërisë ndaj Konventes Evropiane Shqipëria ra dakord që përmes shkëmbimit të informacionit ndërmjet Europolit dhe Republikës së Shqipërisë të ngrihet në një tjetër nivel lufta ndaj terrorizmit, dhe vendosja e oficerëve ndërlidhës.

24 veprat penale që Europol heton brenda dhe jashtë

24 veprat penale që Europol heton brenda dhe jashtë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT