Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, aktori i njohur merr drejtimin e partisë së re politike të Rudina Hajdarit: Do jetë post honorifik

Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike.

Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marrë përsipër drejtimin honorifik të partisë që do të regjistrojë në zgjedhje Rudina Hajdari dhe një organizatë e quajtur Nisma Thurrje.

Ende nuk ka një vendim zyrtar, por një nga drejtuesit e kësaj nisme, Panajot Soko e la të kuptohet gjatë një interviste në Report Tv.

I pyetur nëse Rudina Hajdari do të bëhet kryetare e partisë së re, Soko tha se nuk do të ketë kryetar, por nese duhet per arsye dokumentare, do të propozohet një artist i njohur.

Artisti i njohur është Mirush Kabashi.

Aktori, që prej vitesh mishëron revoltën ndaj sistemit politik nëpërmjet monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit” është tërhequr nga aktiviteti për arsye shëndetësore, por mund ta marrë përsipër përfaqësimin.

Nëse Kabashi do të bëhej kryetar i Thurjes, partia e re do të ngjante me levizjen “5 yjet” ne Itali, që u drejtua nga një aktor si Bepe Grillo, kundër sistemit politik dhe sot është partia kryesore e koalicionit qeverisës, shkruan portali Dosja.al që ka raportuar lajmin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT