“Edhe 231 ditë nga fitorja”, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ironizon nënpunësit e Bashës: U bë tamam si në 2017

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që do të mbahen me 25 prilli 2021.
Meta vendosi për datën e zgjedhjeve pas takimeve të bëra në presidencë me palët politike të cilat propozuan datat e përshtatshme.
Pas dekretimit të datës, demokratët nuk e kanë fshehur “entuziazmin” për fitoren e ardhshme.
Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, postimet e nënpunësve të Bashës “edhe 231 ditë nga fitorja” janë një perlë e vërtetë.
Kulluri shkruan se me këto vetë-deklarime u bënë si në 2017.
“Keto postimet e nenpunesve te Bashes “edhe 231 dite nga fitorja” jane nje perle e vertete!
Fitore me vete-deklarim! Po e thane keta, u be tamam si ne 2017!
Pastaj fillojne te zihen kush do kape ndonje drejtori ne qeveri me Ramen!”