Çfarë po ndodh tek “Shefqet Ndroqi”? Djali i shqetësuar për babanë me COVID-19: Nuk di…

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese. Një familjar i një prej pacientëve të shtruar në spitalin COVID- tregoi për “Abc News” se babai i tij ndodhet prej ditësh te Sanatoriumi.
Ai shprehet i shqetësuar se ka mungesë informacioni, ndërsa shton se nuk do të largohet nga spitali deri sa të marrë një informacion për gjendjen e tij.
“Babai im është 85 vjeç, përveç dyshimeve me COVID-19, ka probleme me zemrën. Nuk di asgjë, nuk ka asnjë mjek. Duhet të jetë dikush, 24 orë të na informojë.
Nuk kam ku të gjej baba tjetër. Një prej mjekëve u largua, kishte frikë nga kamerat. Unë jam student, në vend që të merrem me shkollën, tani duhet të qëndroj këtu. Sot do të qëndroj këtu deri sa të marr informacion nuk do të largohem”, tregon ai.