Alarm në burgun e Drenovës, 8 të dënuar me koronavirus, nisen drejt Tiranës

Tetë të burgosur kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në burgun e Drenovës.
Sipas burimeve, mesohet se të infektuarit me COVID janë nisur drejt Tiranës. Ata do të kurohen në spitalin e burgut të Tiranës.
Nga ana tjetër janë duke u mbajtur të karantinuar në dhomat e tyre edhe të burgosurit e të të njejtit sektor.
Sipas burimeve, behet fjalë për sektorin e sigurisë se lartë, brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Në gjithë Shqipërinë, sipas shifrave zyrtare raportohet për 3833 raste aktive me COVID-19 dhe për 316 të vdekur.