“O shqipe që fluturoni me zarzavate”, Rama përplaset me Gjuzin për detin: Iku ajo kohë kur …

Sesioni i parë parlamentar është shoqëruar me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të opozitën parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Bëhej fjalë për çështjen e detit, ku fjalën e kryeministrit nga foltorja e ka ndërprerë disa herë duke folur në distancë Gjuzi.

Megjithatë Rama nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke i thënë “O shqipe, o shqipe, o shqipe që fluturoni me zarzavate. Nuk ka negociata për detin me Greqinë që me ndryshimin e qeverinë. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Po ju them mos u bëni qesharakë. Mos e përdorni fjalën shitje vend e pa vend për çdo gjë. Nuk është kamion që ka kaluar natën nga doganat që drejtoheshin nga Timi.

Nuk është më ajo kohë. Nuk shkon deti me kamion duke kaluar nga doganat. Jemi në 2020. Ka 1000 arsye për të bërë opozitë. E çoroditët këtë pjesë të popullit që ju beson verbërisht. Ta fiksoni, sa të jem unë këtu do bëjmë më të mirën, por cënim interesash kombëtare kurrë. S’është fajin im se mund të fitoni me Serbinë duke gjuajtur në ajër.

S’është faji im ky. Ju demokratët e mëdhenj që keni frikë nga takimet, mos merrni frikën e Lulit të gjithë, Luli ka frikë të takohet me mua, imagjino kur takohem me të tjerë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT