U trondit kur Trump i tha se Serbia do zhvendosë ambasadën në Jeruzalem, Vuçiç ia hedh fajin Hotit (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç gjatë javës së kaluar u bë temë diskutimi me reagimin e tij të çuditshëm, në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump tha në Shtëpinë e Bardhë se Serbia do zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.
Ai shikon edhe njëherë dokumentin që e kishte para vetes për t’u siguruar se çfarë kishte nënshkruar, duke lënë të dyshohet se nuk e kishte lexuar fare atë.
Ky moment që u bë viral në rrjetet sociale dhe që u përfol shumë gjatë takimit mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, duket se nuk i ka pëlqyer fare presidentit serb, i cili reagimin e tij është munduar ta arsyetoj para qytetarëve të vendit të tij.
“Shumë personave nuk u ka ardhur mirë. Po thonë se nuk e kam lexuar marrëveshjen. Tërë ditën e natën, më shumë se 500 herë e kam kontrolluar çdo fjali. Por, doli se na i kishin ndërruar ‘letrat’ kur i kemi nënshkruar”, ka deklaruar Vuçiq.
The moment Serbian President Vucic realizes that the statement he just signed (apparently without reading) commits his country to moving its embassy in Israel to Jerusalem… https://t.co/twuMrti3TP
— Mark MacKinnon (@markmackinnon) September 5, 2020