Sulmoi turistët, ish-deputetja e LSI nis të qajë në studio për Mihal Kokëdhimën: I kërkojmë ndjesë atij, vuajti për faj të Ramës siç po vuajnë shumë të tjerë

E ftuar në Top Channel, ish deputetja e LSI-së Nora Malaj ka nisur të qajë për vuajtjet e Mihal Kokëdhimës i cili u dënua pas sulmit barbar ndaj disa turistëve spanjollë që kishin vendosur të hanin në restorantin e tij.
Malaj pasi ka dëgjuar rrëfimin për padrejtësinë që sipas tij i kanë bërë, i kërkoi ndjesë Kokëdhimës. Ish ligjvënsja tha se në këtë vend për faj të qeverisë “Rama” po vuajnë shumë biznesmenë të tillë.
Lidhur me këtë ngjarje, Kokëdhima pas një viti nga ngjarja u shpreh se “këto janë gjëra kaq të ulëta,janë idiotizma, poshtërsia”.
“Unë ë rrethova pronën time, edhe në dijeni të policisë. Kur isha në burg ishin futur të gjithë. Unë isha këtu, e ju them ku shkoni, e ata më rrinin e më shikonin. I pyesja se çfarë donin, e ju thosha shkoni mbrapa se do më shkatërronin gardhin. Ata u larguan duke sharë e shava edhe unë. Edhe unë kam ndjenja. Jam i rrënuar psikologjikisht. Po të më thoshte më fal do të ngrija duart, por ata shanë. Edhe armët më kanë nxjerrë, më kanë thënë se do të vrasim. Erdhi policia të nesërmen dhe më pyeti se çfarë ndodhi, thashë skam gjë. Shkatërrova veten time në radhë të parë. Ata ta shqyejnë gardhin e unë do ta rregulloj vazhdimisht derisa të vinë ditë të bukura edhe për ne, këto fjalë janë të sinqerta. I dua të gjithë, i dua njerëzit”, tha ai.
“Nuk e meritoja këtë dënim. Nuk kam çfarë të them tjetër. Nuk bëra asgjë. Çdo kush mund të reagonte si unë”, përfundoi rrëfimin Mihali.
Nga ana tjetër, personi i dhunuar Eugenio Galdon, solli një varjant ndryshe.
Milioneri spanjoll që u sulmua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ka kthyer në kujtesë gjithë ngjarjen që ndodhi më 15 Gusht të vitit të kaluar ku tha se sulmi ishte i papritur.
Pronari i një prej kompanive të telekomunikacionit në Spanjë shprehet se Shqipëria është vend i bukur dhe se ka njerëz të mirë pavarësisht kësaj mikëpritje jo fort të këndshme që ju bë. (TemA)