Bushati me tone të ashpra: Në Uashington s’kishim marrëveshje, por shfaqje komike

Ndonëse u cilësua si “marrëveshje historike”, analisti Andi Bushati shprehet skeptik ndaj asaj që u firmos nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë.
I ftuar në emisionin “Open”, Bushati tha se nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje, por “një shfaqje komike”.
Ai theksoi më tej se ka ekzistuar edhe plani për ndarjen e Kosovës, por shtoi se nuk u realizua falë një qëndrese nga shqiptarët dhe një kundërshtimi nga aktorët e huaj.
“Ndaj termit marrëveshje unë kam rezerva. Këtu ne nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje. Nuk kemi marrëveshje kur të gjitha palët nënshkruajnë gjëra të ndryshme dhe jo të përbashkëta.
Kjo nuk është marrëveshje. Është një shfaqje komike si ato të Edi Ramës kundër fitores së Donald Trump. Me këtë po tallen të gjitha vendet duke filluar nga Rusia dhe duke përfunduar në BE. Kjo u shpall si fitore e administratës së Trump.
Për sa i përket idesë së ndarjes së Kosovës, plani ka ekzistuar. Falë një qëndrese nga shqiptarët dhe një kundërshtimi nga aktorët e huaj nuk u realizua”, tha Bushati.