“Na quajtën vend mysliman”, Kreshnik Spahiu i drejtohet ashpër Thaçit: Jep dorëheqjen! Kosova ka nevojë…

Kreshnik Spahiu ka qenë i ashpër me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ku i kërkoi të jepte dorëheqjen.
Në një lidhje me Skype në emisionin “Open”, Spahiu tha se Thaçi duhet të kishte reaguar kur Netanjahu iu referua Kosovës si “vend mysliman”.
Sipas Spahiut, Kosova ka nevojë për figura të reja.
“Netanjahu na quajti Muslim Country ndërsa Serbinë nuk e quajti Orthodoks Country por Europian Country. Këtu duhej të reagonte
kryetari i shtetit. Kështu liderit historik të UÇk-së, dhe politikanit të shquar i kërkoj të japë dorëheqjen.
Mendoj se Kosova tani ka nevojë për figura të reja. Thaçi duhet të largohet duke lënë edhe imazhin pozitiv në politikën shqiptare”, tha Spahiu.