Koronavirusi/ 147 të infektuar në 24 orët e fundit, situatë shqetësuese në spitalet COVID

Gjatë 24 orëve të fundit, 147 persona kanë rezultuar me koronavirus në Shqipëri, nga 830 testime të kryera në total.
Situata në spitalet COVID vijon të jetë shqetësuese, pasi 199 pacientë janë të shtruar, ndërsa 19 ndodhen në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Lajmi i mirë është se 53 persona janë shëruar.