Shpresat i kthejnë nderin Kombëtares, kuqezinjtë fitojnë me përmbysje, kualifikimi ende i mundur

Përfaqësuesja Under -21 arrin një fitore të merituar por shumë të vuajtur ndaj Andorrës.

Kuqezinjtë triumfuan 3-1 pasi kishin kaluar në dizavantazh qysh në minutën e dytë të pjesës së parë, me anë të një penalltie.

Shpresat filluan të sulmojnë por Andorra u mblodh mirë në mbrojtje, duke rrezikuar madje disa herë në kundërsulm. Pjesa e dytë ishte më e bindshme, me barazimin që vjen falë goditjes me kokë të mbrojtësit shtatlartë Adolf Selmani, në golin e dytë pas atij kundër Austrisë.

Barazimi zhbllokon Shqipërinë, që tenton gjatë gjithë kohës të thyejnë ”kalanë” e Andorrës, duke ia arritur falë lojtarit të Juventusit, Giacomo Vrioni. Shqipëria vulosi rezultatin me një gol të Bullarit, meritë për të cilin kishte një gjuajtje perfekte të kapitenit Sherif Kallaku.

Shpresat janë ende në lojë për vendin e dytë në renditje, vetëm një pikë pas Austrisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT