Si u harrua nga opozita skenari i zgjedhjeve lokale të parakohshme?!

Para disa muajve ndërsa opozita fliste për zgjedhje pa Edi Ramës, lidershipi i saj shprehej se ishin për opsionin për zgjedhje të parakohshme lokale, duke i mbajtur njëherësh me ato parlamentaret.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit, kjo çështje sikur është harruar dhe askush nga opozita po flet për këtë opsion.

Madje askush nuk i kërkon presidentit të Republikës që të dekretojë zgjedhjet vendore, më së paku për ato bashki ku nuk ka kryetarë, që nga Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina.

Po çfarë do të ndodhë me këto bashki? A do të kemi zgjedhje të reja në një ditë me parlamentaret, pas zgjedhjeve parlamentare, apo në kohën e zgjedhjeve të rregullta lokale?

Për të dekretuar zgjedhjet lokale, qoftë edhe të pjesshme, Presidenti ka kohë deri në fund të vitit, ndërkohë që sipas gjasave ky aspekt do të jetë një pazar politik mes forcave politike të opozitës dhe ato të mazhorancës.

Durrësi ka një peshë të rëndësishëm, pasi me rritjen e numrit të popullsisë ka shumë gjasa që të shtohet edhe numri i mandateve, duke ja kaluar Fierit, ndërkohë edhe Shkodra mund të pësojë një ndryshim mandateve.

Bashkitë janë pjesë që sipas gjasave do të kërkohen si marëveshje nga Këshilli Politik që pritet të mblidhet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas amendimeve kushtetuese.

Një fakt që bën me dije se opozita nuk se ka planifikuar se mund të zhvillohen zgjedhje lokale është edhe komisioni i ngritur në PD që po shqyrton vetëm kandidaturat për deputetë.

Ndërkaq, kreu i PD-së së Kamzës, Xhelal Mziu dha dorëheqjen pikërisht me shpresën se do të zhvilloheshin zgjedhje lokale të paktën në disa zona.

Mziu, por edhe emra të tjerë në PD janë ende në pritje të një lëvizje nga kupola e opozitës, që siç duket po lëviz ngadalë në këtë drejtim./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT