Thaçi / Marrëveshja e 4 shtatorit, fitore e Amerikës. Çdo fitore e saj është dhe e shqiptarëve!

Presidenti Hashim Thaçi i ftuar sonte në emisionin “Open” tha se marrëveshja e arritur më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë është një fitore e Amerikës dhe se çdo fitore e saj është dhe e shqiptarëve. E rëndësishme, tha ai, është se çdo gjë ndodhi në udhëheqjen e Uashingtonit dhe Presidentit Trump.

Pjesë nga diskutimi:
“Kemi kërkuar që gjërat të lëvizin me dinamikën e SHBA dhe kjo ndodhi. Kemi pas skepticizëm se nuk po merren vendimet e duhura. Ajo që është me rëndësi është se ndodhi nën udhëheqjen e Trump dhe në Uashington.” tha Hashim Thaçi.

A do e nënshkruanit ju këtë marrëveshje?
“Formalizimi është një produkt i një procesi që është negociuar prej dy vitesh. Kam diskutuar personalisht edhe me presidentin Trump. Gjërat kanë qenë publike për hekurudhat, autostradës pozicionimin anti -terrorizmit.”
Ju vet me 16 pikat që janë në marrëveshje do e nënshkruanit?
“Mbi 90%. Ishte pika 10 për njohjen e Kosovës. Zotimi jonë ka qenë të realizojmë aspiratën për njohje reciproke.”

A është e vlefshëm?
“Konsolidimi i brendshëm. Njohja prej Izraelit. Është një akt dhe një proces i gjatë. Kemi pas një komunikim me Izraelin. Jam takuar me Netanjahun”.

Pse jo pika 10?
“Sepse Serbia nuk e ka pranuar. Kjo ndodhet për tu bërë. Këtu ka fituar Amerika dhe aty ku fiton fiton edhe populli shqiptar?

Kush ju ka kthyer nga rruga?
“Drejtësia të mos ndërhyjë në politikë. Dhe politika jo në drejtësi. Kemi një historik të lirisë të Kosovës që lidhet me SHBA dhe rrugën e kanë pre por jo projektin”

A do e pranonit heqjen e pikës 10?
“Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. Kjo marrëveshjes mund të mbyllej para dy vitesh,. Kjo është shtyrë për kaq kohë. E dini se çfarë akuzash kanë ndodhur. Këta njerëz. Për lajmet e rrejshme duhet të kërkojnë falje”. /TCh/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT