E dhimbshme/ Zjarri në Kepin e Rodonit, momenti kur iriqi përpiqet t’i shpëtojë flakëve (Video)

Kepi i Rodonit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj e të martës. Zjarri përfshiu pyllin në afërsi të kishës së Shën Ndout, pronë private e Provincës Franceskane.

Zjarri u përhap me shpejtësi dhe zjarrfikëset luftuan me flakët për shumë orë. Flakët, të cilat u përhapën në një zonë të madhe të favorizuara nga era, frikësuan banorët e zonës përreth por edhe kafshët në habitatin e tyre.

Siç shihet në video, Iriqi ka dalë nga strofulla e tij dhe largohet me shpejtësi për t’i shpëtuar rrezikut. Dëmet në këtë zonë flitet se janë të konsiderueshme dhe janë rrezikuar rreth 50 hektarë pyje.

Ndërkohë policia nuk njoftuar për autorët apo shkaqet e zjarrit, por ka raportuar se zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT