Drejtoria e Tatimeve thirrje të rëndësishme për qytetarët që nuk kanë marrë pagën e luftës

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar qytetarët që nuk kanë marrë pagën e luftës që të bëjnë saktësimin e të dhënave bankare.

Në njoftimin e Tatimeve theksohet se sa shpejt të bëjnë saktësimin e të dhënave qytetarët, aq më shpejt do të marrin edhe ndihmën.

“Ne vijim te komunikimit me publikun, per te mundesuar kalimin e mases se perfitimit financiar sipas paketave nr.1, i bejme thirrje te gjithe individeve te perfshire ne listen bashkengjitur, te cilet per shkak te plotesimit te pasakte te te dhenave te tyre bankare, nuk kane marre masen e caktuar te përfitimit, që menjehere të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:

Drejtoria e Tatimeve shkruan se plotësimi sa më parë i të dhënave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues”, njoftojnë Tatimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT