Duka i zhgënjyer me Kombëtaren: Sa herë të hyjnë në fushë si gjeneralë, do të turpërohen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka folur për humbjen e fundit të Shqipërisë ndaj Lituanisë për Ligën e Kombeve.
Ai tha se ekipi zhgënjeu jo vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë.
“Ekipi zhgënjeu jo vetëm me rezultat, por nuk dha gjë në fushë. Nuk mendoj që ishte vetëm lodhja, që padyshim ndikoi, por përqendrimi për të vlerësuar çdo lloj kundërshtari, domethënë për t’u kthyer me këmbë në tokë dhe për ta fituar ndeshjen në fushë.
Por që të jesh skuadër e madhe duhet të kesh përqendrimin e duhur. Pikërisht për këtë ne nuk jemi skuadër e madhe. Duhet të përqendrohemi maksimalisht, të japim mbi 100 për qind që të bëjmë rezultat.
Nëse hymë në fushë si gjeneralë, patjetër që do të dalim të turpëruar”, deklaroi presidenti i FSHF.