‘Merr fund marrëzia’, Rikthehen kazinotë në Tiranë, qeveria përcakton zonat ku do të lejohet hapja e tyre (Vendimi)

Merr fund “marrëzia e lojrave të fatit”, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendos t’i hapë rrugën rikthimit të tyre në kryeqytet.
Dy prej aksioneve më të bujshme të qeverisë Rama gjatë mandatit të parë ishin goditja e fshatit të drogës, Lazaratit, si dhe mbyllja e lojrave të fatit apo kazinove. Të dyja u vlerësuan, sidomos vendimi për shpalljen e jashtëligjshme të lojrave të fatit operacion i koduar me emrin domethënës “fundi i marrëzisë”.
Vetë kryeministri Edi Rama do të deklaronte më pas se kazinotë do të lejohen të hapen sipas standarteve perëndimore, në rezorte me pesë yje dhe larg qendrave të banuara.
Por vendimi më i fundit i botuar në Fletoren Zyrtare më 9.9.2020 përcakton kret të kundërtën.
Qeveria ka vendosur të lejojë hapjen e kazinove në disa nga zonat më të rëndësishme në zemër të Tiranës.
Rrugët ku do të lejohet rikthimi i biznesit të bixhozit janë:
“Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “IbrahimRrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.