FOTO/VIDEO: Pamje trishtuese, dëmtohet parku pranë stadiumit Dinamo në kryeqytet. Shkatërrohen shumica e stolave për çlodhje

Parku pranë Stadiumit Dinamo në kryeqytet është një mjedis çlodhës për të gjitha moshat dhe mjaft i frekuentuar.
Por nëse ditët e fundit tentoni dhe shkoni të uleni për të kaluar disa minuta mes gjelbërimit, thuajse do të jetë e pamundur, pasi stolat janë shkatërruar.
Siç shihet dhe nga pamjet e marra dje nga DITA, stolat në park janë dëmtuar brutalisht, disa janë thyer e disa janë vjedhur.
Kjo nuk është hera e parë që akte të tilla vandalizmi cënojnë mjediset publike.
Është për të ardhur keq se si të paktat hapësira për të moshuarit apo fëmijët mes trafikut dhe rrëmujës rraskapitëse në Tiranë bëhen objekt i këtyre sjelljeve .
Për më shumë shiihni videon më poshtë.


j.l./ dita