Futbollistja shqiptare Kristina Maksuti pjesë e ekipit më të mirë në New York

Shqiptarja Kristina Maksuti ka nënshkruar me ekipin më të mirë në Ligën Kombëtare të Futbollit për femrat në New York.

Ajo i është bashkuar ekipit të Karolinës Veriore “North Carolina Courage”.

27-vjeçarja është vajza e Marjan Maksuti, gjithashtu sportist i cili për një kohë të gjatë ka qenë me N.Y. Hota / Bavarians, midis ekipeve të tjera në Ligën e Futbollit Cosmopolitan.

Maksuti bashkohet me “Courage” pas debutimin në MSV Duisberg, një ekip gjerman në Bundesliga në të cilën ajo luajti gjatë sezonit 2019-2020.

Ajo gjithashtu luajti në Ligën Kombëtare A në Zvicër për FF Lugano 1976. Maksuti ishte golashënuesja kryesore në kampionat gjatë periudhës 2018-2019.

Maksuti ka bërë gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar të vajzave në Shqipëri, duke përfshirë katër ndeshje në kualifikimet e Kupës Botërore të femrave në 2019. Ajo ka luajtur 390 minuta për vendin e saj.

Gjatë mandatit të saj në Fordham nga 2011-15, Maksuti bëri 60 paraqitje dhe shënoi 24 gola. Maksuti ka dy nënshtetësi në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT