Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja bëhen shtetas shqiptarë dhe shtrëngojnë pasaportën: Sot nuk jam më shumë shqiptar se…

Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij sot janë bërë zyrtarisht shtetas shqiptarë të Shqipërisë.

Këngëtari i njohur ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij tek mbajnë shtrëngua pasaportat në duar, dhe mbrapa tyre në sfond është flamuri kuqezi.

Me anë të një shënimi krahas fotos, Fejzullahu ka falenderuar presidentin Ilir Meta dhe krenar shprehet se i është nderuar gjithë puna dhe angazhimi i tij në lartësimin e kulturës shqiptare.

Ai thotë se sot nuk ndihet më shumë shqiptar seç ka qenë para se të merrte pasaportën, duke nënkuptuar se që ditën e lindjes ka qenë dhe është shqiptar në gjak e zemër.

fejzu.jpg

I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT