Burgjet private/ Vendimi mbeti në letër, çfarë ishte parashikuar nga Qeveria

Në filmin “Plan arratie” me regjisor Mikael Hafstrom subjekti bën fjalë për një anije 300 metra të gjatë një shërbente si një burg privat e në të cilin ishin futur të burgosur, liria e të cilëve kushtonte miliona dollarë. Në fakt në film ky burg ishte për ata të burgosur për të cilët paguheshin shuma të konsiderueshme për të mos dalë prej andej.

Por, një histori me burgje private ka edhe Shqipëria. Në 24 tetorin e vitit të kaluar qeveria mori vendim për të lejuar hapjen e institucioneve private të burgimit, ose juridikisht të heqjes së lirisë. Sipas draftit ligjor, në këto burgje do të vuanin dënimin personave të veprave penale të dënueshme ligjërisht deri në 5 vjet.

Por çfarë ka ndodhur? Deri tani nuk ka asnjë kërkesë, apo edhe ky vendim si shumë të tjerë është thjesht në letër. Madje, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave u përcaktuan edhe rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Madje në nenin 16 të vendimit, shkruhet qartësisht se të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale. Dhe në pikën 2 të po këtij neni thuhet se të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Sipas ligjit të burgosurit si në burgje publike ashtu edhe private gëzojnë të gjitha të drejtat që nga trajtimi ushqimor e shëndetësor, takimet me të afërm e deri tek lejet që jepen për sjellje të mirë, apo në rastet e fatkeqësive të ndryshme familjare.

Por sa të burgosur ka Shqipëria? Shifrat në fakt nuk janë fikse. Kjo për arsye se ka nga ata që dalin nga burgu dhe të tjerë hyjnë për vepra të ndryshme penale. Por, përafërsisht janë duke u trajtuar mesatarisht 6 mijë të burgosur në të gjitha Institucionet e Edukimit të Veprave Penale./GAZETA SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT