Meta pret ministrin e Drejtësisë së Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e firmosura në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Selim Selimi.

Në deklaratën e shpërndarë nga presidenca, nënvizohet se Meta rikonfirmoi angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet.

“Kreu i Shtetit vlerësoi koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve.”, thuhën në njoftimin e presidencës.

Në fund të takimit, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë edhe për numrin e lartë të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri gjatë muajve të fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe turizmit dhe biznesit shqiptar gjatë kohës së kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT