Mesazhi i SHBA, Yuri Kim me prokurorët e SPAK pas deklaratës së fortë nga Shkodra (FOTO)

as mesazhit të fortë të ambasadores së SHBA nga Shkodra për punën e SPAK dhe arrestimet në gjyqësor, ambasada e SHBA ka publikuar disa foto të Yuri Kim me prokurorët e SPAK.
“Prokurorët e SPAK janë nismëtarët dhe udhërrëfyesit e reformës në drejtësi. Na duhen më shumë heronj të tillë.“, shkruhet në postimin e ambasadës.
Më herët, në një konferencë për mediat me kryebashkiaken Voltana Ademi, Yuri KIm tha se ka persona që po përpiqen të intimidojnë dhe pengojnë punën e SPAK.
“Është një gjë e mirë dhe ka ardhur koha që SPAK të jetë plotësisht funksional.Disa po përpiqen ti pengojnë në punën e tyre madje do të intimidojnë gjykatësit dhe prokurorët por ka ardhur koha tu qëndrojnë fort këtyre personave”, tha ajo nga Shkodra.
Mesazhi nga SHBA është i qartë; puna e SPAK dhe reforma në drejtësi nuk ndalen.