Covid prek edhe gratë e burgosura, polici me kallash shoqëron të sëmurën në Infektiv (FOTO)

Numri i personave të infektuar me Covid po rritet në mënyrë të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 156 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, ndërsa 2 persona humbën jetën.
Ndërkohë, disa foto të shkrepura sot në spitalin Infektiv tregojnë se vijon të rritet numri i pacientëve të shtruar.
Mësohet se ka mbërritur në spitalin infektiv me një furgon të kuq një femër e burgosur, e cila është e infektuar me Covid.
Duket se gjendja e saj është rënduar dhe sot është sjellë me urgjencë për t’u trajtuar në spitalin Covid/1.
E burgosura shoqërohet nga policë të armatosur, të cilët kanë veshje përkatëse për t’u mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.