Viti i ri shkollor, pandemia rrit tarifat e studimit në arsimin privat
Ndryshimi i kushteve të mësimdhënies të diktuara nga pandemia e koronavirusit kanë detyruar sektorin arsimor privat të rrisë tarifat e shkollimit.
Në prag të vitit të ri shkollor që starton të hënën me 14 shtator, shumë familje që kanë zgjedhur t’i arsimojnë fëmijët në shkollat private, do të paguajnë më shumë se një vit më parë, duke nisur që nga transporti apo shërbime të tjera ekstra sicc është ushqimi.
Rregullorja e re parashikon zhvillim të mësimit në klasa me jo më shumë se 10-15 nxënës e për pasojë shumë prej bizneseve që operojnë në sektorin arsimor privat, kanë gjetur zgjidhje tek tarifat.
Lorena është prind i dy fëmijëve që studiojnë në një nga shkollat private nw Tiranë. “Që prej klasës së parë kam zgjedhur t’i dërgoj nw kwtw shkollw, por këtë vit tarifat kanë pësuar rritje drastike, përfshi transportin e ushqimin. Në një vit shkollor do tw më duhet të paguaj afro 400 euro më shumë për secilin nga fëmijët’, tregon për Gazeta “Shqip”, Lorena.
Edhe shkolla të tjera të njohura në Tiranë kanë lajmëruar se këtë vit tarifat do të jenë më të larta, duke e justifikuar me garantimin e mësimdhënies sipas rregullores së diktuar nga autoritetet shëndetësore.
Por absurdi është që përpos gjithë kësaj situate, prindërit do të duhet t’i sigurojnë vetë maskat.
Ndonëse në dukje detaj i vogël, ccdo prind do të blejë me buxhetin e tij maskat për fëmijët që do të frekuentojnë mësimin në kushtet e pandemisë.
Nuk dihet se ccfarë efekti do të shkaktojë pandemia tek familjet që shkollojnë fëmijët ne sektorin publik arsimor. Megjithëse shkolla është falas, jo pak shpenzime bëhen në fillim të vitit prej tyre duke nisur nga librat, mjetet mësimore, por këtë herë do të duhet të paguajnë dhe ata për maskat e dezinfektantët që fëmijët duhet të mbajnë me vete.
Ndryshe nga arsimi parauniversitar, tarifat e studimeve akademike nuk do të ndryshojnë. Burime për Gazeta “Shqip” nga ministria e Arsimit konfirmojnë se nuk ka ndryshim të pagesës së shkollimit në universitetet publike dhe as këtë vit nuk do të ketë. Edhe fakultetet nuk kanë propozuar rritje të tyre duke lënë në fuqi tarifat e studimeve akademike të vitit të shkuar. Në dokumentin dërguar nga universitetet publike ministrisë së Arsimit, nuk ka ndryshim të tarifave.
Javën e ardhshme pritet që vendimi për kuotat e tarifat të kalojë në senatin e universitetit të Tiranës e më pas në Bordin e Administrimit për të marrë miratimin final.
Universiteti i Tiranës ka miratuar këtë vit 5075 kuota për programin e parë të studimit Bachelor ku numri më i madh i kuotave i përket fakultetit të Drejtësisë me 640 e më pas renditen degët e fakultetit Ekonomi, (Financë dhe Administrim Biznes) si dhe Informatika. Në datën 24 shtator shpallet lista e fituesve kandidatë për ciklin e parë të studimeve të larta në universitetet publike në vend./SHQIP