Propozimi për të nominuar Kosovën dhe Serbinë për Nobelin e Paqes, reagon Grenell

Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë si dhe ajo e SHBA-ve janë nominuar për çmimin “Nobel” për paqe.

Nominimi është bërë zyrtarisht nga Magnus Jacobsson deputet i legjislativit suedez, njëherësh pjesëtar i partisë së Kristian-Demokratëve.

Pas këtij nominimi ka reaguar i dërguari special i SHBA-ve, Richard Grenell. Ky i fundit ka ripostuar postimin e Magnus Jacobsson, ndërsa shkruan: “Donald Trump i nominuar për një Çmim të Dytë Nobel për Paqen për Marrëveshjen historike Kosovë-Serbi”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT