‘Mimoza Llastica’, aktorja shqiptare në Zvicër, dhuron respiratorë në Tiranë

Çdo herë e më shumë shqiptarë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune.

Veçmas një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve në Zvicër po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme. Ndihma e tyre karshi vendit të lindjes nuk ka munguar asnjëherë, së fundmi, aktorja e njohur shqiptare në Zvicër, Zhaklina Dhimojani Blättler, dhuron disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Duhet theksuar se aktorja e njohur për publikun shqiptar është larguar nga Shqipëria në vitet 90 dhe gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në diasporë si dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT