“O TANI O KURRË”, Presidenti Ilir Meta kujton Azem Hajdarin: Të realizojmë ëndrrën e tij

Presidenti Ilir Meta kujton sot heroin e demokracisë, Azem Hajdari, në 22-vjetorin e vrasjes së tij . Meta e ka kujtuar me anë të një shkrimi ku shkruan se vepra e Azemit frymëzon në çdo kohë.

Presidenti shkruan gjithashtu se Azemi është një nderim për mijra shqiptarë, pasi përmbysi regjimin, prandaj shqiptarët duhet të realizojnë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.

Postimi i Ilir Metës:

Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!

Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.

“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!

O TANI O KURRË!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT