Jozefina Topalli apelon për lëvizje të re politike: Basha ndan të njëjtat interesa me Ramën

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në një intervistë për RTSH-në,  tha sot se në vend ka nevojë për nisjen e një lëvizjeje radikale nga qytetarët që të kryesohet nga figura të reja përfaqësuese.

Topalli akuzoi kryetarin e PD Lulzim Basha se ndan të njëjtat interesa politike dhe ekonomike me Kryeministrin Rama.

Ish-nënkryetarja e PD-së tha se do të vijojë betejën politike jashtë PD-së, për mbrojtjen e interesave të qytetarëve  dhe demokratëve të papërfaqësuar.

“Kur ju shihni dicka qe nuk eshte ne rrugen e duhur, nuk eshte e ndershme , nuk eshte e drejte, ju duhet te flisni.
Ju duhet te thoni dicka, ju duhet te beni dicka”, shkruan Topalli në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT