Nxënësit nesër në shkollë, Ministria e Shëndetësisë thirrje të fortë: Të zbatohen me përpikëri…

Rreth 480 nxënës prite të nisin shkollën ditën e nesërme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje atyre, mësuesve e prindërve që të tregojnë kujdes në zbatimin me përpikmëri të masave që frenojnë përhapjen e COVID-19.
Në deklaratën për përditësimin e shifrave të epidemisë në vend, Ministria bëri apel për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve dhe matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë.
“Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.
Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, bëri thirrje Ministria.