Formulari në shkolla/ Drejtoria e Arsimit: Plotësohet me përgjegjësi nga prindi për…

Veç respektimit të masave të reja anti-covidd, fillimi i shkollës ditën e nesërmve do të shoqërohet edhe me një formular vetëdeklarimi ditor që prindërit duhet të plotësojnë për gjendjen shëndetësore të nxënësit.
Me një shënim në facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Para-universitar, bën me dije se formulari duhet të plotësohet me përgjegjësi të plotë nga prindi.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Para-universitar, kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë.
Njoftimi i plotë:
Prindër të dashur,
Formulari i vetëdeklarimit ditor, i cili vjen nga udhëzimi i ISHP dhe MSHMS për t’u zbatuar nga çdo zyrë arsimore dhe shkollë në vend, plotësohet me përgjegjësi të plotë nga PRINDI për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.
Kjo ndihmon strukturat shëndetësore, të cilat do të mbikëqyrin ruajtjen e sigurisë së shëndetit në shkollë.