Tensione në protestën e naftëtarëve në Ballsh, tentojnë të futen me forcë në Uzinë, përplasen me policinë

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të hëne, me pretendimin se kompania e cila administron uzinën, nuk mbajti premtimin për rifillimin e punës dhe dhënien e pagave.

Ndërkohë situata është tensionuar, ku naftëtarët kanë tentuar të futen me forcë në uzinë.

Policia ka ngritur një kordon, ndërsa naftëtarët deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Një javë më parë, autoritetet përgjegjëse u kishin premtuar se do u jepnin të gjithë pagat e prapambetura, por duket se premtimi nuk është mbajtur duke shkaktuar tensione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT