Protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata, mbërrin FNSH, hidhet spraj piperi për të shpërndarë turmën

Është tensionuar situata në protestën e naftëtarëve në Ballsh, ndërsa kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të shpërndarë protestuesit.

Protesta e naftëtarëve/ Tensionohet situata, mbërrin FNSH, hidhet

Naftëtarët kanë tentuar të futen me forcë në uzinë, duke u paplasur me kordonin e policisë, ndërsa bëhet me dije se është përdorur spraj për të shpërndarë turmën.

Pas disa minutash përplasje me FNSH-në, naftëtarët janë tërhequr pas dhe vijojnë bisedimet me policinë.

Një javë më parë, autoritetet përgjegjëse u kishin premtuar se do u jepnin të gjithë pagat e prapambetura, por duket se premtimi nuk është mbajtur duke shkaktuar tensione.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT