Iu prish shtëpia nga tërmeti, qytetari nga Thumana denoncon: Nuk kam marrë asnjë ndihmë

Thumana ishte një nga zonat që u prek më shuam nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku shumë persona mbetën pa shtëpi.

Arben Mucca, banor i Thumanës, në një bashkëbisedim me ish-deputeten e PD-së, Oriola Pampurin, tha se shtëpia e tij u dëmtua shumë nga lëkundjet, e megjithatë nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Ai shprehet se vetë është i papunë dhe se ka një kredi, duke shtuar se është detyruar t’i japë e ëma gjysmën e pensionet për ta shlyer.

“Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qenë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujiduar kredinë çdo muaj se kanë ardhur më kanë sekuestru”, thotë ai.

E ëma e tij, Pashke Muça shprehet se edhe shtëpia e saj është e dëmtuar dhe se të vetmen gjë që kërkon nga shteti është një kontenier, pasi kur bie shi i futet uji brenda.

“Unë kërkoj një kontenier se uji i gjithi më futet brenda. Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda”, u shpreh ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT