Një ditë para vizitës në Athinë, Rama takon Erdogan dhe jep detaje: Folëm për…

Kryeministri Edi Rama, një ditë para vizitës në Athinë, ka takuar Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Rama ka postuar foto nga takimi në facebook, ndërsa thotë se u takua me Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris.
Kryeministri bën me dije se në takim u fol gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Ndërkohë, ditën e nesërme, Rama pritet të shkojë në Athinë, ku do të marrë pjesë në forumin e “Economist” me temë “Evropa: Përforcimi i kohezionit në një kohë të trazuar”, si kryetar i OSBE.
Rama do të zhvillojë edhe një takim personal me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku pritet të diskutohet rreth kufirit detar.