Shtatori sjell virozat/ Mjekja zbulon simptomat dhe bën apelin: Mos e ngatërroni me Covid-19

Muaji shtator ka sjellë me vete virozat e stinës si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët e vegjël. Temperaturë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo të vjella, kanë manifestuar pothuajse të gjitha moshat.

Mjekja pediatre Artenida Bitri shpjegon për Top Channel se ka një situatë ndryshe nga shtatori i kaluar. “Janë shtuar virozat . Ndryshe nga shtatori i kaluar ku kishim gastroenterite tani kemi infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”, tha ajo.

Por këto simptoma janë pothuajse të njëjta me ato që shkakton Covid-19 dhe prindërit panikohen menjëherë. “Prindërit shqetësohen shumë e menjëherë na kontaktojnë”, ka shtuar mjekja.

Frika nga Covid-i ka zgjidhur dhe një tjetër fenomen shqetësues. Tanimë prindërit nuk e marrin iniciativën t’i japin fëmijës antibiotik pa u konsultuar me mjekun.

“Antibiotiku të mos niset vetë. Fakti që mjeku i familjes ka qenë në kontakt për çdo gjë, kjo ka lehtësuar mundësinë e komunikimit dhe ka bërë më të lehtë marrjen e trajtimit të duhur”, tha Bitri. /Top Channel/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT